Ngolo Kante ka kaluar me sukses testet mjekësore te skuadra kampione në fuqi e Arabisë Saudite, Al Ittihad, që pasi nënshkroi me Karim Benzema, ka bindur një tjetër yll.
Skuadra nga Jeddah siguroi mesfushorin e Chelsea-t me një ofertë faraonike. Ai do të arkëtojë rreth 8.5 milionë euro në muaj ose 100 milionë në sezon çka do të thotë se ky është 6-fishi i pagës që arkëton aktualisht në Londër.
Kante u bashkua me Chelsea-n në vitin 2016 nga Leicester City për rreth 30 milionë euro dhe që prej atij viti numëron 269 ndeshje me fanellën e bluve por gjatë sezonit të fundit ai u aktivizua vetëm 9 ndeshje për shkak të dëmtimeve te vazhdueshme.