Monday, March 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËNë Turqi kapet peshku me sy smeraldi (fotot)

Në Turqi kapet peshku me sy smeraldi (fotot)

Një peshkatar në Antalia, të Turqisë, zbuloi diçka unike në rrjetën e tij të peshkimit. Ai kapi një peshk me sy smeraldi.

Savas Darsun u mahnit kur pa se kishte kapur nga thellësia e detit peshkun.

Darsun, i cili prej 28 vitesh peshkon në detin e Antalias, i kanë lënë përshtypje sytë blu të peshkut, si smerald dhe mënyra sesi ato pasqyronin dritën. Ai ka bërë disa foto me të dhe më pas e ka lënë të lirë.

Sipas asaj që raportoi një profesor nga Departamenti i Kulturave Bujqësore të Universitetit Akdeniz, kjo specie e veçantë peshku u zbulua në bregun lindor të Zelandës së Re në vitin 2021, ai jeton në ujëra të thella dhe tërheq prenë e tij falë aftësisë për të shpërndarë dritën.

“Nuk ka asnjë rrezik për njeriun, sepse ai jeton në një thellësi të madhe. Nuk hyn në ujë të cekët. Zakonisht e kalon jetën në fund dhe ushqehet me krijesat atje”, tha profesori, para se të shtonte se “tërheq peshq të tjerë sepse pasqyron dritë. Ky peshk gjendet në të gjitha detet. Një peshk që mund të arrijë një gjatësi prej rreth 2.5-3 metra. Është një nga peshqit që japin pak pasardhës.”/Abcnews.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME