Thursday, February 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIGjithçka gati për lansimin e Samsung Galaxy Tab S9 Ultra

Gjithçka gati për lansimin e Samsung Galaxy Tab S9 Ultra

Samsung Galaxy Tab S9 Ultra do të jetë tableti i nivelit më të lartë i Samsung për vitin 2023 dhe sipas thashethemeve, ai do të rivalizojë iPad Pro të Apple për sa i përket veçorive e ndoshta edhe çmimit.

Një certifikim i ri FCC SAR u shfaq në internet, duke sugjeruar që pajisja është pothuajse gati për t’u lansuar.

Fatkeqësisht, siç ndodh zakonisht me certifikatat FCC, nuk mund të marrim shumë informata prej saj.

Për fat të mirë, disa raporte në dy muajt e fundit ndihmojnë në krijimin e një pamjeje më të plotë, raporton GSM Arena.

Thuhet se Galaxy Tab S9 Ultra do të ketë një panel OLED 14.6 inç me shpejtësi rifreskimi prej 120Hz, bateri me kapacitet prej 11,200mAh me mbështetje për karikim të shpejtë me 45W dhe një çip Snapdragon 8 Gen 2. Pajisja gjithashtu do të jetë e certifikuar me IP68.

https://twitter.com/_snoopytech_/status/1667169081399685121?s=20

Deri më tani, nuk e dimë saktësisht se kur do të lansohet tableti, por thashethemet sugjerojnë se do të dalë diku në gjysmën e dytë të këtij viti, ndoshta në korrik ose gusht.

Disa raporte madje thonë se tableti mund të shfaqet gjatë eventit Galaxy Fold/Flip Unpacked më 26 korrik.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME