Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËTualetet e hoteleve kanë telefona, pse?

Tualetet e hoteleve kanë telefona, pse?

Sa herë që keni shkuar diku për pushime apo për punë, mund të keni vënë re një detaj interesant në hotelin ku keni qëndruar: telefonin në tualet! Por, pse duhet një telefon në tualet? Për këtë ka shumë arsye.

Së pari dhe më kryesorja, shpjegon “New York Times” ka të bëjë me faktin se, hotelet luksoze kanë telefona nëpër tualete për shkak se, të ftuarit, gjatë kohës kur mund të jenë duke kryer nevojat e tyre personale, mund të humbasin ndonjë telefonatë shumë të rëndësishme për t’u shtyrë.

Kjo do të thotë, personi që pret një telefonatë të rëndësishme do ta humbasë thirrjen kur të jetë në banjë. Këtu hyjnë në lojë telefonat e banjës, duke u ofruar biznesmenëve një hapësirë praktike. Ai është përdorur gjithashtu si një tregues i statusit në të kaluarën.

Arsyeja e dytë lidhet me faktin se telefonat e tualetit janë të detyrueshëm për sa i përket rregulloreve në mënyrë që një hotel të jetë me katër ose pesë yje. Ky rregull i vjetër nuk vlen më, i cili është i pakuptimtë me teknologjinë, por ende ruhet si një trashëgimi e vjetër.

Arsyeja e fundit lidhet me sigurinë. Tualetet ofrojnë zona të mundshme për aksidente gjatë nevojave personale apo dushit. Në një rast të tillë, e vetmja gjë që mund të bëni për të njoftuar recepsionin është të përdorni telefonin që ndodhet aty e për të kërkuar ndihmë./A2CNN

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME