SPORT

Talenti 19-vjeçar pëson dëmtim të rëndë në gju

Arsenali ka marrë një lajm të keq nga përgatitjet parasezonale, pasi talenti Louie Copley ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju.

Mesfushori 19-vjeçar ka konfirmuar se ka këputur ligamentin gjatë humbjes 3-1 ndaj Real Betisit.

Copley ishte aktivizuar edhe ndaj Gironas, duke tentuar të fitonte një vend në skuadrën e parë të Mikel Artetës.

Ndaj Betisit, ai u fut në pjesën e dytë dhe u vendos në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Megjithatë, vetëm 11 minuta pas aktivizimit, anglezi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të dëmtimit.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë atë që po ndiej tani”, shkroi Copley në rrjetet sociale.

Ai shtoi se rruga e rikuperimit nuk do të jetë e lehtë, por premtoi se do të rikthehet më i fortë.

Dëmtimi pritet ta lërë jashtë për një periudhë të gjatë dhe rikthimi mund të vijë vetëm në fazat e fundit të sezonit të ardhshëm.

Copley kishte shpresuar të përfitonte nga hapësirat e krijuara në skuadër gjatë kësaj vere.

Në mesfushë konkurrenca është shtuar ndjeshëm pas afrimit të Bruno Guimaraes, ndërsa si mbrojtës i djathtë ai po shihte një mundësi tjetër.

Arsenali ka pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet në këtë pozicion, me Jurrien Timber dhe Ben White që kanë vuajtur më herët.

Por telashet fizike prekin edhe qendrën e mbrojtjes, ku William Saliba pritet të mungojë gjatë për shkak të një problemi në shpinë.

Në këto kushte, Cristhian Mosquera është zhvendosur në qendër përkrah Gabrielit, duke shtuar nevojën për alternativa në prapavijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button