Zjarri në Mallakastër hyn në ditën e shtatë, flakët vijojnë në masivet pyjore

Mallakastër – Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë zonat pyjore të Mallakastrës po hyn në ditën e shtatë, ndërsa dhjetëra forca zjarrfikëse vijojnë operacionin për shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të vatrave të mbetura.
Sipas burimeve zyrtare, zjarri ka nisur fillimisht në fshatin Riban të Mallakastrës dhe më pas është përhapur drejt zonave të tjera, duke prekur Panaorin, Ngraçanin, Drenien dhe Vloshin.
Gjatë këtyre shtatë ditëve, në terren janë angazhuar forca dhe mjete zjarrfikëse nga Patosi, Albpetroli, Mallakastra, Kuçova dhe Roskoveci. Operacioni është mbështetur çdo ditë edhe nga ajri, me helikopterë dhe avionë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në terrenet e vështira.
Terreni i thyer, masivet e dendura pyjore dhe era kanë favorizuar përhapjen e zjarrit dhe e kanë vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e forcave në terren. Për këtë arsye, operacionet kanë vijuar nga orët e mëngjesit deri në mbrëmje, ndërkohë që pushteti vendor në raste deçizive ka kryer dhe evakuim familjesh dhe gjë të gjallë që të mos përfshihen nga zjarri.
Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vijon puna në disa vatra të mbetura në masivet pyjore me pisha dhe dushqe, në drejtim të fshatit Drenie bashkia Patos dhe zonës së Vloshit bashjia Rroskovec.
Në këto dy vatra, situata raportohet nën kontroll. Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen për shuarjen përfundimtare të flakëve, ndërsa po kontrollojnë dhe mbajnë nën mbikëqyrje çdo vatër të mbetur, me qëllim parandalimin e riaktivizimit dhe përhapjes së zjarrit.






Vetëm ditën e sotme informacionet zyrtare nga shtabi i emergjencës në Prefekturën Fier pohon se :
- Ne vatren e zjarrit ne Mallakaster ka filluar puna per kontrollin e perimetrit te saj me:
- 20 trupa FA
- 10 efektiv Mzsh
- 20 forca bashkiake
- 4 forca nga Sh. Pyjor
- 1 mjet zjarrefikes
- Ne vatren e zjarrit ne Drenie, Bashkia Patos, ka filluar puna per izolimin e vatres se zjarrit me:
- 3 automjete zjarrefikse
- 12 efektiv te Mzsh
- 10 forca bashkiake
- 20 trupa te FA.
Mbetemi ne kontakt
Gjatë një jave janë djegur qindra hektarë masive me pisha mbi 50 vjeçarë, nuk ka pasur viktima në njerëz, nuk ka pasur banesa të djwgura, nuk ka pasur baglti të djegura apo kasolle bagëtish të dëmtuara nga zjarri.








