AKTUALITETTOP-NEWS

Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK kontroll te ‘Atelier 4’, sekuestrohen materiale për një vilë në Dhërmi

SPAK ka kryer një kontroll në ambientet e kompanisë “Atelier 4”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas burimeve të raportuara, gjatë kontrollit janë sekuestruar dokumente dhe materiale që lidhen me projektin e arredimit të një vile luksoze në jug të vendit. Prokurorët e posaçëm po analizojnë materialet e sekuestruara dhe po i krahasojnë ato me provat e tjera të administruara gjatë hetimit

Bëhet fjalë për një vilë në Dhërmi, e cila është sekuestruar më herët nga autoritetet, pasi dyshohet se mund të jetë një pasuri e padeklaruar që lidhet me Belinda Ballukun. Hetimi ndaj ish-zv.kryeministres përfshin dyshime për korrupsion dhe pastrim parash

Balluku është gjithashtu e pandehur në një tjetër dosje që lidhet me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Rreth 10 ditë më parë, ish-zv.kryeministrja u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikuan akuza të reja. Në të njëjtën kohë, hetimet për çështjen u zgjatën me tre muaj të tjerë.

SPAK vijon verifikimin e dokumenteve dhe provave të mbledhura. Materialet e sekuestruara në kompaninë “Atelier 4” pritet të jenë pjesë e analizës së mëtejshme të grupit hetimor, në kuadër të hetimeve për pasurinë dhe aktivitetin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button