AKTUALITET
Vijon zjarri në Mallakastër, nis ndërhyrja nga ajri

Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit.
Për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ka nisur ndërhyrja nga ajri.
Forcat në terren po vijojnë punën për izolimin e vatrës, ndërsa ndërhyrja ajrore pritet të ndihmojë në shuarjen e zonave ku aksesi nga toka është i vështirë.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të koordinojnë operacionin për shuarjen e zjarrit.







