Fier – Ceremonia e ngritjes se flamurit kombetar për nder të 110 vjrtorit të shpalljes së pavarësisë eshte kryer edhe ne Fier ku autoritetet lokale nën tingujt e bandës frymore u drejtuan tek monumenti i heroit Tonçi Kilica i cili ka qene edhe personi qe ngriti flamurin 110 vjet me pare ne Fier.
Opozita edhe këtë herë nuk ka qënë prezente në këtë ceremoni përkujtimore të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë
Nga ana tjeter banorë të “Fermës Çlirim” ishin organizuar me kuaj e automjete duke u veshur kuq e zi dhe kanë marshuar nepër rruget e qytetit Fier me rastin e festës kombetare të 28 nëntorit, 110 vjetori i shpalljes së pavarësisë.