Një 68-vjeçar mbeti i plagosur me thikë gjatë mbrëmjes djeshme në Vaun e Dejës.
Sipas të dhënave i moshuari dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 21-vjeçare, dhe kjo në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë në trup
Burime bëjnë me dije se e reja ka qenë vetëm në shtëpi në momentin kur është sulmuar nga 68-vjeçari.
Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.