Nga Redion Shtylla-
Në televizor dalin e flasin për bashkim, por në realitetet të dyja grupet në PD nuk duan bashkim.
Të dyja palët po e mbajnë të përçarë PD duke lenë në mëshirë të fatit afro 700 mijë votues të djathtë.
Një grup deputetësh janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në një darkë me ftesë si gjithmonë të deputetit Lefter Gështenja, ku peshku dhe vera e bardhë ishin lumë. Te 23 deputetë ishin në një darkë në qytetin e Pogradecit, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj.
Mes të pranishmëve, ishin edhe Kreshnik Çollaku, Flutura Açka, Oriola Pampuri,etj. Në këtë darkë nuk mori pjesë asnjë deputet nga grupi mbështetës i Sali Berishës.
Natyrisht darkat janë private, por duke qenë deputetë dhe aq me tepër të opozitës, ata duhet të jenë më të shqetsuar për gjetjen e një formule bashkimi të PD e jo me mendjen te peshku…