Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZË23 DEPUTETËT E ALIBEAJT SHKUAN NË POGRADEC DHE HËNGRËN PESHKUN

23 DEPUTETËT E ALIBEAJT SHKUAN NË POGRADEC DHE HËNGRËN PESHKUN

Nga Redion Shtylla-

Në televizor dalin e flasin për bashkim, por në realitetet të dyja grupet në PD nuk duan bashkim.

Të dyja palët po e mbajnë të përçarë PD duke lenë në mëshirë të fatit afro 700 mijë votues të djathtë.

Një grup deputetësh janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në një darkë me ftesë si gjithmonë të deputetit Lefter Gështenja, ku peshku dhe vera e bardhë ishin lumë. Te 23 deputetë ishin në një darkë në qytetin e Pogradecit, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Mes të pranishmëve, ishin edhe Kreshnik Çollaku, Flutura Açka, Oriola Pampuri,etj. Në këtë darkë nuk mori pjesë asnjë deputet nga grupi mbështetës i Sali Berishës.

Natyrisht darkat janë private, por duke qenë deputetë dhe aq me tepër të opozitës, ata duhet të jenë më të shqetsuar për gjetjen e një formule bashkimi të PD e jo me mendjen te peshku…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME