Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT27 orë not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës, flet nga spitali...

27 orë not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës, flet nga spitali Eva Buzo: Jam mirë

Atletja shqiptare, Eva Buzo, e cila ndërpreu misionin e saj pas 72 orësh ka dërguar një mesazh nga ambientet e spitalit të Vlorës.

Buzo përmes një video shprehet se ndihet mirë dhe se është e shëndetshme.

Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për një observim të gjendjes sime shëndetësore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. Wow çfarë noti!”-thotë Eva.

E nisur nga Italia drejt Vlorës, Buzo pati probleme shëndetësore 27 orë pas qëndrimit në ujë. E nisur me not të enjten në mëngjes, avokatja 35 vjeçare duhet të mbërrinte në Vlorë mbrëmjen e së premtes por u detyrua ta linte në mes këtë nismë pak milje larg Karaburunit teksa i ishin shfaqur tashmë brigjet shqiptare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME