Gazetarja Glidona Daci mori tre puthje nga tifozët brenda 24 orëve. Rrjetet sociale e etiketuan si ”gazetarja që e puthin”, ndërsa ajo vetë, shprehet për “Rudina” në Tv Klan se kjo famë e menjëhershme i është dukur e habitshme.
”Nisur edhe ndoshta nga natyra ime që unë të vij nga kronika e zezë dhe jam shumë serioze në raportim. Në momentin kur po raportoja për Blendin jam mësuar që aty jam gjithmonë stoike, serioze, koncize në çdo gjë që them.
Kur ai erdhi dhe më puthi, unë ngela dhe nuk dija ç’të thoja sepse thashë “obobo çfarë u bë tani se u bë nami, po shpërndahet gjithandej dhe po komentohem gjithandej për këtë gjënë”. Ndërkohë unë kam bërë lajme shumë më të mira në fushën time dhe nuk jam komentuar kaq shumë.
Ishte shumë e sikletshme dhe u përpoqa ta kaloj në mënyrën më të mirë të mundshme sepse për mua ishte vërtet shumë siklet. Që momentet e para nuk po e mbaja dot veten sepse nuk jam mësuar të raportoj në të tilla situata. Ishte siklet i paparë”.