Patos – Regjim kriminal, neodiktaturë kriminalikorruptiv qe ishte vendosur avash avash, të shuante partinë dhe ta merte në sqetulla dhe të riinstalonte monizmin, ka pohuar sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka nga Patosi ku mori pjesë në 32 vjetorin e krijimit të kësaj dege dhe 1 vjetori i Rithemelimit.
Jemi në një vit zgjedhor dhe me shumë sfida, ka pohuar më poshtë Noka në fjalën e tij para demokratëve patosarakë, ne do tia dalim duke mundur edhe regjimin e kleptokratëve. Kryeministri jo vetëm vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh por bëhet palë me oligarkët e Putinit , bëhet pal me boshtin e së keqes që janë boshti i së keqes ndër shekuj.
Shqiptarët nuk e meritojnë më Edi Ramën kryeministër, Rama duhet të japi dorëheqjen pasi u kap në flagrancë duke korruptuar një nga agjensitë më të rëndësishme e për cfare , me paratë e pista të korrupsionit të luftonte opozitën e Sali Berishën.
Noka është ndalur edhe tek kryebashkiakia e Patosit Rajmonda Balilaj, ndiqni vidion më.posht.
Në këtë përvjetor kanë marrë pjesë sh kryetarët ndër vite që kanë drejtuar këtë degë ku disa prej tyre kanë mbajtur dhe fjalime, ndërkohë që organizimi ka qënë mjaft i mirë ku morën pjesë qindra demokratë të bashkisë Patos.