Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET33-vjeçari u gjet i vrarë pranë kishës së fshatit Hot i ri

33-vjeçari u gjet i vrarë pranë kishës së fshatit Hot i ri

Një i ri u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri dhe viktimë nga të shtënat ka mbetur 33-vjeçari Valter Fierza. Për momentin rrethanat e këtij krimi janë të paqarta.

Mediat raportojnë se i riu është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij, në afërsi të kishës së fshatit. Mësohet se kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të riun dhe kanë njoftuar policinë. Paraprakisht nuk rezulton që viktima të ketë precedentë penalë.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierza, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për mediat.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

https://www.facebook.com/reel/1274992149848242

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME