Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET4 të vrarë 12 orë/ Detajet dhe motivet e ngjarjeve kriminale në...

4 të vrarë 12 orë/ Detajet dhe motivet e ngjarjeve kriminale në Sarandë, Vlorë dhe Elbasan

Këtë vit në Shqipëri kanë ndodhur 42 atentate, janë vrarë 24 persona dhe kanë mbetur të plagosur 23 të tjerë.

Vrasjet për drogë apo për hakmarrje janë rutinë tashmë, por ngjarjet që ndodhën së fundmi shpërndanë një mesazh pasigurie, pasi 4 persona humbën jetën njëri pas tjetrit brenda pak orësh.

Vrasja për vendin e parkimit në Sarandë

Goditja vdekjeprurëse e një 41-vjeçari në Sarandë me thikë në zemër pati si shkak mungesën e kontrollit të territorit nga policia. Pronari i një hoteli kishte ngarkuar dy vëllezërit kamarierë nga Laçi t’i ruanin vendin e parkimit dhe kur Klodian Bakiu parkoi aty, ai u konfliktua fillimisht me Xhoi Taren, 18 vjeç. Në fillim u shanë dhe pastaj u zunë me grushta. Kur e ka parë skenën, vëllai i madh Xhanielo ka marrë një thikë në lokal dhe e ka qëlluar në zemër 41-vjeçarin nga Tepelena.
Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin kamarierë në hotelin e bashkëshortit të vajzës së dajës. Pasi u arrestuan ata u shprehën të penduar.

Vrasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan

33-vjeçari Madrit Ulqinaku u vra të mërkurën në mbrëmje sapo doli nga një lokal në Elbasan. Jashtë e prisnin tre persona, Ejden Dino – i arrestuar, Klaudjan Sallufi -i shpallur në kërkim dhe Horgito Peqini (autori i krimit) ende në kërkim.

Ai ishte konfliktuar me njërin prej tyre për një shkak banal dhe sapo ka dalë nga lokali është qëlluar me plumbat e një pistolete.

Sipas policisë, ishte 18-vjeçari Klaudjan Sallufi që shkrepi armën duke lënë të vrarë 33-vjeçarin Ulqinaku.

Vrasja e dyfishtë në Panaja të Vlorës

Shpati Lena dhe Halim Zhezo janë dy viktimat e një atentati me armë pranë fshatit Panaja të Vlorës. Të dy ishin duke udhëtuar me një makinë që u qëllua nga breshëritë e kallashnikovit duke i lënë të dy personat të vdekur në vend.

Policia gjeti një makinë që digjej në Fier ku ishin edhe tre automatikë.

Shkak për vrasjen mendohet se është një sherr në gushtin e vitit 2019, që nisi për një kalë që kaloi pranë lokalit të familjes Beqiraj dhe trembi pushuesit.

Kali ishte i Eduart Xhezos, i cili kishte punësuar Gazmend Alushin për ta ruajtur. Kur kali trembi pushuesit, Alushi u rrah nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal.

Për t’u hakmarrë në lokalin e Beqirajve ka ardhur Ermal Xhezo, shoku i tij Shpati Lena dhe kunati Ariel Kingji, të gjithë janë armatosur me automatikë dhe pistoleta. Nga përleshja mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagos djali i tij dhe Nesim Hodaj.

Gazmend Alushi, ka njoftuar Xhezon për ngjarjen në fjalë si dhe për faktin se ishte qëlluar prej Arben Beqiraj me grushte, i njohur prej tij si “Arben i Çecesë”. Ndërkohë në orën 19:24 rreth 50 metra mbrapa lokalit afrohet një automjet i markës “Fiat Grande Punto”, me ngjyrë gri të errët, nga i cili zbresin katër persona, ku dy prej të cilëve, afrohen tek lokali ndërsa dy të tjerë, qëndrojnë pranë automjetit në këmbë. Personat që afrohen pranë lokalit përshëndeten me Ergest Beqirajn, djalin e Arbenit dhe më pas ulen në një tavolinë, e cila ndodhej në pjesën e përparme të lokalit poshtë verandës. Këta persona kanë qenë identifikuar si Eduart Xhezo dhe Geno apo Shpati Lena. Në këtë tavolinë shkojnë dhe ulet Arben Beqiraj, djali i tij Ergest Beqiraj dhe një person ende i paidentifikuar nga policia dhe prokuroria e Vlorës. Pasi bisedojnë për rreth dy apo tre minuta të gjithë personat në tavolinë çohen më këmbë dhe fillojnë të shtyhen me njëri-tjetrin. Në tavolinën që ka qenë fillimisht djali i Arben Beqiraj, ndodhej i ulur një person me kapele me një çantë marsup si dhe vëllai i Arben Beqiraj. Nga ana tjetër Eduart Xhezo pasi është çuar nga tavolina ka lëvizur në drejtim të parkimit të lokalit ku nga pas i është vënë Ergest Beqiraj, Nesim Hodaj si dhe një grua e cila ka dalë nga brenda lokalit.

Ndërsa Geno apo Shpati Lena duke u shtyrë nga 4-5 persona ka ikur në drejtim të plazhit me rërë. Në këtë moment Eduart Xhezo, kur ka qenë tek parkimi ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe duke ikur pas makinave të parkuara qëllon në drejtim të këmbëve Ergest Beqiraj, i cili ishte duke e ndjekur nga pas, duke e rrëzuar në tokë. Më pas Eduart Xhezo afrohet në drejtim të Arben Beqiraj, i cili ndodhej tek makina e parë në parkim dhe qëllon ndaj tij disa herë me pistoletë, ku për pasojë Arbeni ka rënë në tokë. Më tej Eduart Xhezo, ka vijuar të lëvizë me armë në dorë ku i është afruar Nesim Hodaj, i cili ka tentuar t’ia kapë armën. Por Xhezo është tërhequr disa hapa prapa dhe ka qëlluar në drejtim të Hodaj duke e rrëzuar edhe këtë në tokë”

Në momentin që Eduart Xhezo, gjuan me armë Ergest Beqiraj, një person që ishte nga krahu i plazhit, i paidentifikuar ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe duke u afruar nga drejtimi i parkimit qëllon disa herë në drejtim të parkimit. Pikërisht në këtë kohë njëri nga dy personat që po prisnin në automjet, që mendohet se është Aurel Kingji, kunati i Eduart Xhezos, është afruar me një armë zjarri automatike dhe ka gjuajtur në drejtim të parkimit dhe më pas duke u tërhequr gjuan dhe në tokë. Pas kësaj breshërie automatike, Eduart Xhezo ka hipur në makinën tip “Fiat” dhe së bashku me kunatin e tij Ariel Kingji, janë larguar me shpejtësi”, thuhet në dosje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME