Lushnje – Një 40 vjeçare është hedhur nga shkallët e katit të tretë të pallatit nr 6 në lagjen “Gafurr Muço” të qytetit të Lushnjes.
Komshinjë që e kan dëgjuar zhurmë dhe kan dal e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore, por kanë njoftuar edhe policinë.
Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes që e kanë nën kujdes nuk është në gjendje të rëndë dhe nuk i rrezikohet jeta.
E dëmtuara u ka pohuar oficerëve te policisë gjyqësore kur është marr në oyetje se u hodha nga shkallët e katit të tretë.
Krahas kujdesit mjekësor policia po pyet dhe familjarët për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Dyshohet se 40 vjeçarja e ka bërë veprimin në gjëndje depresioni.