Sunday, September 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET41-vjecarja shqiptare shtatzënë vritet nga partneri i saj në Greqi

41-vjecarja shqiptare shtatzënë vritet nga partneri i saj në Greqi

Mediat greke kanë nxjerrë detaje tronditëse nga vrasja dhe më pas zhdukja e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik. Ajo u masakrua nga bashkëshorti i saj grek i cili u ndihmua edhe nga një shok i tij për të fshehur trupin në një pyll.

Nëna e një vajze 13-vjeçare nga një martesë e parë ishte tashmë shtatzënë në muajin e tretë. Fillimisht bashkëshorti e raportoi zhdukjen e gruas së tij në polici si një braktisje prej saj. Madje, mediave greke ai u tha se ajo i kishte dëruar një mesazh dhe kishte marrë edhe një shumë parash me vete.

“Mirëmëngjesi dashuri… Unë jam në shtëpi, kështu që shihemi më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Dua të të them diçka: të kam marrë para nga sirtari… E di që ke nevojë, por është domosdoshmëri. Unë do ta sqaroj personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua… të dua” – ishte mesazhi që sipas tij ajo i dërgoi ditën e vitit të ri përpara se të zhdukej.

41xr-1

Bëhet fjalë për një shumë prej afro 5 mijë euro. Pas hetimeve, rezultoi se ishte pikërisht partneri i saj që dyshohet se kishte organizuar vrasjen dhe ka ekzekutuar gruan shtatzënë. Policia dyshoi se mesazhi nuk i ngjante mënyrës si shkruante gruaja shqiptare dhe se ajo nuk do të bënte kurrë këtë lëvizje për të marrë paratë dhe për t’u zhdukur. Partneri i saj, tashmë i arrestuar, është një person me precedent penal.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Motra e tij e kishte raportuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte rrahur 5 herë. Policia ka sekuestruar celularin e tij, pasi mendon se mund të gjenden informacione të vlefshme për hetimin. Përpara se të arrestohej ai i tha televizionit grek, STAR se nuk i interesonte se kush e quante vrasës.

“Është hera e parë që dëgjoj nga ju që akuzohem në rrjetet sociale si një vrasës. Nuk do t’u kushtoj vëmendje në këtë fazë. Çështja është të gjendet ku është Georgia, askush nuk e di nëse është gjallë apo jo. Ende nuk e dimë se çfarë po ndodh”, – tha ai dhe kërcënoi me padi ata që e akuzonin.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Trupi i gruas shqiptare u gjet i futur në një valixhe në një zonë të pyllëzuar midis Triglias dhe Galatistas, në Halkidiki. Një mjek ligjor është angazhuar për të kryer autopsinë. Shoku i bashkëshortit që ndihmoi për të zhvendosur trupin është ai që ndihmoi policinë për ta gjetur atë.

41xroni-xorafi-m

Ai tha gjithashtu se shkak u bë një grindje për paratë. Ishin më pas edhe pamjet e marra nga kamerat e zonës, ADN-ja, si dhe gjurmët e gishtave që çuan në zbulimet tronditëse.

WhatsApp_Image_2024-01-08_at_22_54_14_b6c08c1d
missing-alert-thesaloniki
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME