“7 yje të krenarisë kombëtare që na kanë bërë aq krenarë me trofetë e tyre në arenën ndërkombëtare
*sot të gjithë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes është duke përgatitur legjislacionin për krijimin e një strukture të posaçme për sportistët elitarë pranë Forcave të Armatosura
Luiza GEGA, kampionia që i dhuroi Shqipërisë medalje ari në 3000 metra me pengesa në kampionatin Europian të Atletikës
Distria KRASNIQI, xhudistja e pamposhtur nga Kosova fitoi gjithashtu medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Nora GJAKOVA, xhudistja e cila fitoi medaljen e artë olimpike, në kategorinë deri në 57 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Briken CALJA, u shpall kampion bote në peshën deri 73 kg, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, në Uzbekistan në vitin 2021
Ilir KËLLEZI, një atlet i talentuar që ka nderuar vendin tonë me shumë medalje e kupa në gara e maratona ndërkombëtare
Ilirian SULI, një nga peshëngritësit më të suksesshëm të vendit tonë. Me mbi 100 rekorde kombëtare, është nënkampion bote në peshëngritje
Indrit ÇULLHAJ, xhudisti që mes sukseseve të shumta në arenën kombëtare, arriti të kurorëzohet si kampion Ballkani në vitin 2018″- shkruan kryeministri Rama nga New Yorku ku ndodhet për sesionin e ri të OKB.