Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTFSHF jep 300 mijë euro shpërblim për kuqezinjtë tanë nëse fitojmë në...

FSHF jep 300 mijë euro shpërblim për kuqezinjtë tanë nëse fitojmë në Izrael

Kombëtarja shqiptare është duke vijuar përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Nations League, teksa do të kërkohet dhe mrekullia për të marrë vendin e parë. Të shtunën kuqezinjtë do të luajnë me Izraelin në transfertë, një duel vendimtar.

Për të përforcuar rëndësinë që ka kjo ndeshje për kuqezinjtë Komiteti Ekzekutiv ka vendosur 300 mijë euro shpërblim për fitoren e këtij takimi. Lajmi është konfirmuar dhe nga burime pranë FSHF. Triumfi në Ligën B shton ndjeshëm shanset për një kualifikim të mundshëm për në Europianin e ardhshëm.

Për momentin situata në grupin tonë është e tillë: Izraeli kryeson me 5 pikë, Islanda ka 3 pikë dhe Shqipëria vetëm 1 pikë. Një sukses i mundshëm në Izrael do të mbante gjallë shpresat tona për një vend të parë që do të ishte shumë domethënës

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME