Fier – Ekspedita franko – shqiptare në Apoloni bie në gjurmë të tempujve të ndryshëm në portën Veri Lindore të Parkut Arkiologjik
Një ekspeditë arkiologjike franko – shqiptare prej disa ditësh ka nisur gërmimet në portën veri-lindore të Parkut Arkiologjik të Apolonisë. Ekspedita e përbërë nga bashkëdrejtues shqiptar dhe francez por kryesishtë me stidentë arkilogjie nga disa universitete të vendeve të Bashkimit Europian në bazë të studimeve të kryera dhe në këto ditë të para të gërmimeve kanë ndeshur në bazamentin e një tempulli në portën hyrëse të anës veri-lindore .
Specialisti arkilog i parkut arkilogjik të Apolonisë Arjan Dimo ka pohuar se mendohet që në këtë vënd të ketë disa tempuj ku një ndër ta është edhe ky ktunpran nesh, por që kjo mbetet të zbulohet nga përfundimi i gërmimeve
Ndërkohë që puntorët e ekspeditës janë duke punuar, drejtuesit e saj për momentin nuk ndodheshin aty kështu që nga përfaqësues të kësaj ekspedite nuk kishte asnjë person të autorizuar që të fliste disa shpjegime na i dha arkiologu i këtij parku arkiologjik Arjan Dimo. Ai pohoi faktin se cili ishte qëllimi i kësaj ekspedite duke na pohuar se si çdo vit edhe për 2022 koha e gërmimeve e kësaj ekspedite është një muaj
Ekspedita franko – shqiptare ka disa vite që kryen gërmime në Parkun Arkiologjik të Apolonisë në bazë të një projekti të përbashkët midis Ministrive të Kulturës dhe Instituteve Arkiologjike