Nga Petrit Vasili – AZHBR foli dhe e dreqosi fare veten!
Keta te AZHBR ashtu çapkënë e te hedhur siç jane kthyen pergjigje fë e fët per seren e inceneratoreve.
Do ishte mire ta mbyllnin gojen se keto shkresat jane dreq o pune dhe te turperojne fare.
Po mire mo AZHBR–ja, na thoni se kontrolloni Bilancet perpara dhenies se parave.
🔹️Po ketij punonjesit te inceneratorit cfare bilianci i kontrolluat se ky vetem rrogen, qe merrte te Inceneratoret kishte dhe asgje tjeter fare?
Thoni qe kontrolloni Asetet ju AZHBR-ja.
🔹️Po kur kontrolluat medemek Asetet nuk e pate qe pronar sa nje mal i tokes se seres ishte Inceneratori ne Sharre te Tiranes me vule e me firme?
🔹️Po mire mo AZHBR-ja po ketij qe i dhate parate, marshallah plot 315 mije euro, nuk e pate dot, qe ky fermeri i famshem e mesoi bujqesine nga sot ne neser per kater dite se ne 14 nentor u regjistrua dhe 18 nentor i dha inceneratori gjoja toke me qira?
Apo ju AZHBR-ja sa shihni qe kerkojne ndonje gje inceneratoret ju fap mbyllni syte, dëng firmosni dhe ata rrembejne leket.
Ishalla s’i mbushet mendja inceneratoreve te bejne sere te sheshi Skenderbej se po degjuat incenerator nuk ju ben syri tërr juve dhe ja financoni tak fak.
Ndaj o çapkënë te AZHBR-se mos u ngutni te ktheni pergjigje me vrap, se dreqi e merr vesh dhe dalin prap shkresa te tjera dhe ku do fusni koken pastaj, apo do fshiheni tek sera e inceneratorit te Sharres🤣🤣🤣