Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh nga qytetari dixhital, ku thuhet se mbrëmjen e djeshme pas mesnate Nuredin Dumani është parë në Golem, tek Hotël “Bonita”, i shoqëruar nga forca policore. Në mesazhin e publikuar nga Berisha shkruhet se Dumani po ecte i pa frikësuar e madje mbante një çante me vete, teksa policia e ka shoqëruar pasi aktivitetet në plazh janë mbyllur.
Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.
Ai është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.