Ngjarje e rëndë në Gramsh. Uzina e përpunimit të armëve në Gramsh është sulmuar mbrëmjen e sotme nga tre shtetas rusë, të cilët dyshohet të jenë agjentë të shërbimeve ruse. Burime bëjnë me dije se tre persona kanë dashur të hyjnë në mënyrë të fshehtë në Uzinë, ndërsa janë pika
Në momentin që ushtarët janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes palëve. Në një moment një nga shtetasit rusë ka sulmuar me lendë kimike ushtarët shqiptarë, duke lënduar dy prej tyre.
Ushtarë shqiptarë janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor. Ushtarët shqiptarë kanë dëmtime në fytyrë.
Mësohet se njeri nga agjentët rus është arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, ndërkohë që për hetimin e kësaj ngjarjeje po merret antiterrori.
Burime për Abc bëjnë me dije se janëu janë kapur dhe aparate fotografikë me vete, ku në mikroçipat e tyre janë gjetur foto të uzinës.
Antiterrori shqiptar dhe një grup prokurorësh po hetojnë këtë ngjarje.