Mallakastër – Mariglen Muhametaj 30 vjec prej vitesh vuan nga shendeti mendor dhe është banues ne Greshicë te Mallakastrës. Pas një zënke me babnë ai e ka qëlluar me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen 73 vjeçarit Qemal Muhamwtaj. Më pas 30 vjeçari ëshrë larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në kërkim.të arrestimit të tij.
Policë dhe ekspertë kanë shkuar në vëndin e ngjarjes duke marrë në pyetje të ëmën e 30 vjeçarit të sëmurë mendor pasi autori jetonte vetëm me të jëmën e dhe babanë që e vrau
Policia
Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi Mariglen Muhametaj 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Qemal Muhametaj 73 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.