Boksieri shqiptar, Florian Marku ka arritur të fitojë me pikë ndeshjen ndaj Miguel Parra-s.
29-vjecari Marku bëri të tijin gjerdanin WBC Silver në peshën e lehtë përballë meksikanit.
Një ndeshje mjaft emocionuese nga të dy boksierët por në fund ka qenë shqiptari ai që ka fituar.
Me mijëra qytetarë kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” dhe me miliona të tjerë e kanë ndjekur nga ekrani. Marku ka fituar me pikë 96 me 91.