Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedKurti në “Al Jazeera”: Veriu është pjesë e Kosovës

Kurti në “Al Jazeera”: Veriu është pjesë e Kosovës

“Askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri të Kosovës 1 shtatori mbetet afati nga i cili do të zbatohet vendimi për regjistrimin e targave në veri të Kosovës”, – tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Al Jazeera.

Pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Prishtinë, ai theksoi se data 1 shtator mbetet afati nga i cili do të zbatohet vendimi për riregjistrimin e targave në veri të Kosovës.

Sipas tij, kjo mbetet një masë reciproke sa u përket dokumenteve personale për qytetarët e Serbisë dhe nëse gjendja e sigurisë në veri tensionohet do të reagojnë institucionet e Kosovës.

“Dje jam takuar me gjeneralin [Ferenc] Kajari [komandantin e KFOR-it], po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje.

Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri.

Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”, – tha Kurti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME