Thursday, October 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTë shtëna me armë, vriten babë e bir

Të shtëna me armë, vriten babë e bir

Lezhë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Grykë të Zezë të Lezhës.

Si pasojë e të shtënave me armë kanë vdekur dy persona të cilët janë babë e bir me njëri-tjetrin.

Autor i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë shtetasi Besnik Pjetri.

Viktimat janë Pjeter Perjaku dhe Gent Perjaku.

Raportohet se ish-dhëndri ka vrarë vjehrrin dhe kunatin e tij pas divorcit.

Mësohet se autor i krimit është Besnik Pjetri i cili ka qëlluar për vdekje Pjetër Përjakun dhe djalin e tij Gent Përjaku.

Policia njofton se rreth orës 23:00 të së hënës, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje.

Sipas saj dyshohet se Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjetër Përjaku dhe Gent Përjaku ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

“Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish-dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Besnik Pjetri.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME