Twitter ka konfirmuar se ka filluar testimin e opsionit “edit”, por ai nuk do të jetë i disponueshëm për të gjithë.
Kompania zbuloi në fillim të këtij viti se ishte duke punuar për të lejur përdoruesit të modifikojnë statuset e tyre pasi postohen, duke e quajtur atë “tiparin e saj më të kërkuar deri më sot”.
Ai do të lejojë që tweet-et të redaktohen “disa herë” në një dritare 30-minutëshe menjëherë pasi ato të publikohen, dhe tweet-et e redaktuara do të shfaqen me një ikonë, vulë kohore dhe etiketë për të bërë të qartë se postimi origjinal është modifikuar.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të klikojnë për të parë historinë e redaktimit të një statusi, e cila do të tregojë edhe versionet e vjetra.
Fillimisht, jo të gjithë do të jenë në gjendje të modifikojnë tweet-et e tyre.
Funksioni do të jetë vetëm për përdoruesit e shërbimit premium të abonimit Twitter Blue.