POLITIKË

Spiropali degdiset në fund të sallës së PS-së, Rama publikon pamjet

Pozicioni i Elisa Spiropalit brenda Partisë Socialiste ka pësuar ndryshime të dukshme në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

Sipas fotove të publikuara nga vetë Edi Rama në rrjetet social, ajo nuk është më e vendosur pranë drejtuesve kryesorë të grupit, por në rreshtat e tretë të sallës, mes deputetëve të dorës së dytë të deputetëve, si Tërmet Peçi.

Ky ndryshim është një sinjal i ftohjes së marrëdhënieve brenda strukturës drejtuese të PS-së dhe si një formë distancimi politik.

Gjatë takimit Rama e ka paralajmëruar Spiropalin se mund të ketë pasoja politike nëse nuk ndryshojnë qëndrimet e saj në votime dhe në qëndrimet publike.

 ‘Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bërë çarçafin dhe herë të tretë nuk ka, përndryshe del jashtë këtij grupi’ mësohet ti ketë thënë Rama asaj.

Spiropali mësohet se ka tentuar që të flasë, por Rama nuk e ka lejuar, ndërsa ish-ministrja i Jashtme i është drejtuar atij, që ‘ti mund të më përjashtosh, por jo ajo’, duke folur për Belinda Ballukun. 

Zhvillimet brenda grupit parlamentar të PS-së është fakt i kontrollit dhe kufizimit të zërave të ndryshëm nga Edi Rama, brenda mazhorancës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button