Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMbi dy milionë njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Europë

Mbi dy milionë njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Europë

Më shumë se dy milionë njerëz në Evropë në 53 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vdekur si pasojë e infeksionit me koronavirus, njoftoi organizata të enjten. Rajoni Europian i OBSH-së shtrihet nga Grenlanda në brigjet ruse të Paqësorit dhe përfshin vendet e Azisë Qendrore si dhe Turqinë. OBSH e quajti numrin “shkatërrues”, por tha se ky numër ishte ndoshta vetëm një pjesë e vdekjeve të shkaktuara drejtpërdrejt nga Covid-19 dhe efektet indirekte të pandemisë gjatë dy viteve.

Megjithëse numri i rasteve të reja të infektuara është në rënie, ai është ende shumë i lartë, njoftoi të enjten zyra rajonale e OBSH-së në Kopenhagë. Sipas agjencisë Reuters, Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë regjistruar më shumë se një milion vdekje nga COVID-19, që është një numër dikur i paimagjinueshëm i tejkaluar dy vjet pas shfaqjes së kësaj sëmundjeje në Shtetet e Bashkuara.

Me 6.7 milionë vdekje të konfirmuara në botë, nuk ka shumë vende në planet që nuk janë shkatërruar nga kjo sëmundje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME