Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËEurovision/ Hakerat rusë mund të manipulojnë rezultatin

Eurovision/ Hakerat rusë mund të manipulojnë rezultatin

Hakerat kibernetikë rusë mund të synojnë Eurovision për të ndaluar Ukrainën të fitojë çmimin kryesor. Daily Mail shkruan se “Killnet”, një grup hakerësh pro-Putin, po kërkon të sulmojë serverët e votimit në internet në mënyrë që çmimi të mos shkojë për Kalush Orchestran, që përfaqëson Ukrainën me këngën “Stefania” dhe që është njëherësh favorite për çmimin kryesor. Këtë vit Rusia është përjashtuar nga gara e madhe e Eurovisionit.

Në një postim në Telegram me logon e Eurovisionit, Killnet shkroi: “Nuk mund të votoni në internet. Ndoshta sulmi ynë DDOS është fajtor për gjithçka”.

Kënga e Ukrainës përmban vargun: “Unë gjithmonë do të eci drejt teje nëpër rrugë të prishura” – dhe është bërë edhe më domethënëse pas muajve të shkatërrimit të Ukrainës nga forcat ruse.

“Çdo vit sistemi i votimit të Eurovision ka një gamë të gjerë masash sigurie për të mbrojtur pjesëmarrjen e audiencës nga ndikimet e jashtme. Ky vit nuk do të jetë ndryshe”, -tha një zëdhënës i Eurovisionit. “Killnet” ka ndërmarrë sulme edhe ndaj faqeve zyrtare amerikanë si ajoe NASA dhe e senatit.


POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME