Rreth orës 13:00 të ditës së sotme , si pasojë e vetëtimës ka rënë zjarr në magazinat me balla të cilat shërbenin si ushqim për bagëtitë e vëllezërve Agim dhe Dule Dogani në fshatin Kallm i Vogël të njësisë administrative Mbrostar Ura.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë mjetet zjarrfikëse të cilat për gati tre orë janë angazhuar për neutralizimin e flakëve. Pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, magazinat me 1500 dengje bari janë shkrumbuar totalisht duke u shkaktuar vëllezërve Dogani një dëm të madh ekonomik.