Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNë Ekuador te vendi ku u vra Ergys Dashi

Në Ekuador te vendi ku u vra Ergys Dashi

Nga Artan Hoxha (Ekuador)

Në restorant “Grilling”, ku 8 muaj më parë u vra Ergys Dashi…

Mbrëmjen e së shtunës së 22 janarit 2022, Ergys Dashi ishte ulur të darkonte në restorantin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’ në qytet-portin më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.

Durrsaku Ergys Dashi, 34 vjeç, po darkonte në shoqërinë e një bashkëkombasi të vet nga Shijaku, kur rreth ores 19:00, u ekzekutua në një atentat mafioz nga një vrasës që mbante një buqetë me lule në duar.

Menaxheri i lokalit e tregon me detaje atë ngjarje edhe ose kanë kaluar 9 muaj.

Restoranti njihet si një nga më të mirët në qytet për gatimet e mishit dhe ndodhet në një zonë që konsiderohet e sigurt.

Një roje me uniformë kamoflazhi dhe i armatosur qendron vigjilent përballë derës kryesore.

Por kjo nuk e ndihmoi Ergys Dashin, t’u shpëtonte plumbave të një vrasësi ekuadorian, i porositur prej njërit nga grupet kriminale vendase.

Gjatë të shtënave u plagos edhe 26-vjeçarja ekuadoriane Angie Romero, e cila ishte ulur në tavolinën ngjitur me Dashin, kur një plumb e kapi në këmbë, e fatmirësisht nuk i mori jetën.

Policia lokale sekuestroi në vendin e ngjarjes, 20 gezhoja të kalibrit tip 9×19, por ato nuk kanë shërbyer për të zbuluar vrasësit.

Në Guayaquil, vrasësit i gjen me shumicë në rrethinat e qytetit ku jetohet në varfëri ekstreme, për pagesa qesharake, nga 100 deri 500 dollarë.

Kur kanë kaluar 8 muaj nga ky atentat, autoritetet vendase jo vetëm nuk kanë gjetur vrasësit, por duket se as që kanë ndërmend të merren, me atë që ka ndodhur…

Për ta, shqiptarët, vijnë nga një vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilësojnë përgjegjës për fatin e tyre, pasi janë përfshirë në nivele të larta, në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Ndërsa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejnë aq shpesh atentate, sa e kanë kthyer Guayaquilin, në njerin nga qytetet më të rrezikshme të botës…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME