Meta shprehet se ky akt i prokurorisë nën diktatin e kryeministrit do të kontribuojë në përkeqësimin e pozitës së Shqipërisë në lidhje me lirinë e medias.
“Liria e mediave është vendimtare për të garantuar Transparencën dhe Llogaridhënien. Frikësimi i mediave dhe gazetarëve synon të mbrojë nga pandëshkueshmëria përgjegjësit e vërtetë të cënimit të sigurisë kombëtare.
Korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare. Akti i fundit i Prokurorisë nën diktatin e Kryeministrit fajtor veçse do të kontriubojë në përkeqësimin e pozitës të Shqipërisë lidhur me lirinë e medias”, shkruan Meta.