Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Rama donte bankat në e-Albania.

Meta: Rama donte bankat në e-Albania.

Ish-Presidenti Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama për sulmet kibernetike. Ai tha se Rama kërkoi të fuste edhe bankat në e-Albania, por ato nuk pranuan.

“Sulmin e parë ndaj sistemit e ka bërë Rama. Ai ia dha të dhënat e njerëzve patronazhistëve. Prokuroria në vend që të merrej me ata, u morën me gazetarët. Në dijeni për sulmin jam vënë në dijeni në korrik.

Qeveria e dinte, ata janë shtet mafioz. Por nuk është ky i vetmi problem, pasi është i Tims, i policisë. Bankat kanë sistemin e tyre të mbrojtjes, Rama donte t’i fuste te sistemi i tij i dëmtuar, ato nuk donin” – tha Meta.

Ai bëri akuza të forta ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve. Meta tha se ata nuk zbatojnë ligjin dhe janë “5 fëlliqësira që i ka korruptuar Rama”.

“Duhet të dalin se çfarë fëlliqësirash që janë në autoritetin e Dosjeve. Epitetet janë në dorën time. Unë jam mësuar me shumë shpifje. U ka nxjerrë emrat njerëzve, pa bërë deklasifikimin.

Kanë dalë emrat e personave që kanë qenë të përfshirë. Unë shkoj në ato 5 fëlliqësirash që i ka korruptuar Edi Rama për të kërkuar verifikimin e anonimatin.

Unë po i shkoj tek Prokuroria e Edi Ramës, le të vijnë atje ata. Ata ligjet që bëjnë vetë! Unë e kam thënë, aty ku t’i shijojë më mirë Edi Ramës. Kjo është toleranca më e madhe. Ti bën një ligj për të legjitimuar akuzat e 5 fëlliqësirave.

Ata meritojnë vetëm një emër, 5 fëlliqësira. Ai është një institucion Kushtetues. Do duhet të zbatojnë ligjin, por kanë dhe dimensione humanitare” – tha Meta.

“Ne nuk do ti ndahemi as protestave por jemi stepur nga puna e sulmeve kibernetike. Për shkak të kësaj situate kam qenë i rezervuar. Rama nëse mbën përgjegjësi duhet të japë dorëheqjen. Nuk ndodh gjë nëse bëhet Niko kryeministër për pak kohë. Ne jemi në luftë me Ramën. Tims nuk hakerohet pa bashkëpunim nga brenda” – tha Meta. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME