Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIEdhe facebook në reçension

Edhe facebook në reçension

CEO i Meta Platforms Inc, Mark Zuckerberg, prezantoi planet e riorganizimit të ekipeve dhe shkurtimin e numrit të punonjësve për herë të parë ndonjëherë, duke i dhënë fund epokës së rritjes së shpejtë të gjigantit të rrjeteve sociale.

Zuckerberg deklaroi se kompania do të ngrijë punësimet e reja dhe do të ristrukturojë disa ekipe për të shkurtuar shpenzimet dhe për të riorganizuar prioritetet. Në vitin 2023, Meta, me shumë gjasa do të jetë më e vogël se këtë vit.

Sipas një personi të pranishëm, Zuckerberg e njoftoi ngrirjen e punësimeve të reja gjatë një seksioni të përjavshëm pyetjesh dhe përgjigjesh me punonjësit. Ai shtoi se kompania do të shkurtojë buxhetet e pjesës më të madhe të ekipeve, edhe ato në rritje, dhe se ekipet individuale do të vendosin se si të menaxhojnë ndryshimet në organikën e punonjësve.

Kjo mund të nënkuptojë mosplotësimin e roleve të punonjësve që largohen, zhvendosjen e njerëzve në ekipe të tjera ose të punosh ‘për të menaxhuar njerëzit që nuk janë të suksesshëm’, sipas vëzhgimeve të Bloomberg.

 ‘Shpresoja që këtë vit ekonomia do të stabilizohej. Por kjo nuk po ndodh, për këtë arsye duhet të planifikojmë në mënyrë pak më konservatore’ – tha Zuckerberg. Një zëdhënës i Meta-s nuk pranoi të komentojë.

Aksionet e Meta, të cilat po tregtoheshin në rënie në fillim të ditës, zbritën më tej pas lajmit, me rënie 3.7% krahasuar me mbylljen e tregtimit të aksioneve të mërkurën. Këtë vit, aksionet kanë rënë me 60%.

Tkurrjet e mëtejshme të kostove dhe ngrirja e punësimeve është deklarata më e fortë e Meta se rritja e të ardhurave nga reklamat po ngadalësohet mes rritjes së konkurrencës për vëmendjen ndaj përdoruesve.

Ky nuk është momenti më i mirë për shkurtimet: përveç presioneve ekonomike, aktiviteti i reklamave të kompanisë, i ndërtuar mbi shënjestrimin e saktë të konsumatorit, ka humbur një pjesë të avantazhit të tij për shkak të kufizimeve të reja të privatësisë nga Apple mbi gjurmimin e përdoruesve të iPhone. TikTok po tërheq përdoruesit më të rinj nga Instagram.

Ndërkohë Zuckerberg po vë një bast të fortë te Metaverse, një realitet virtual përfshirës, ku hamendësohet se personat do të komunikojmë. Zuckerberg e ka cilësuar këtë përpjekje se do t’i kushtojë shumë para.

Në fillim të vitit, Meta deklaroi se do të ngadalësonte punësimet e reja për disa role drejtuese dhe se kishte shtyrë ofertat e vendeve të punës me kohë të plotë për praktikantët gjatë verës.

Ngrirja e punësimeve të reja e njoftuar të enjten u bë e nevojshme pasi ‘duam të jemi të sigurt se nuk duam të shtojmë njerëz në ekipe në të cilat nuk presim të kenë rol në vitin e ardhshëm’ – shpjegoi Zuckerberg gjatë mbledhjes.

Në korrik, Zuckerberg paralajmëroi se Meta do të ‘reduktonte vazhdimisht rritjen në organikën e punonjësve’ dhe se ‘shumë ekipe do të zvogëlohen për të zhvendosur energjitë në fusha të tjera’. Përparësitë përfshijnë Reels, konkurrentin e Meta në TikTok, dhe metaverse e Zuckerberg.

Në 30 qershor, numri i punonjësve të Meta ishte më shumë se 83.500, duke shtuar edhe 5.700 punonjës të rinj në tremujorin e dytë.

Zuckerberg deklaroi të enjten se kompania do të jetë ‘pak më e vogël’ në fund të vitit 2023.

‘Në 18 vitet e para të kompanisë, jemi rritur me shpejtësi çdo vit, por së fundi qarkullimi i të ardhurave ka qenë për herë të parë i sheshtë ose paksa në rënie’ – u deklaroi ai punonjësve.

Gjatë prezantimit të rezultateve të tremujorit të parë, Meta deklaroi se shpenzimet vjetore do të ishin afërsisht 3 miliardë dollarë më të ulëta krahasuar me parashikimet e para, duke e tkurrur vlerësimin që kishte arritur 95 miliardë dollarë.

Meta nuk është e vetmja kompani, e cila mbështetet te reklamat, që është prekur nga sfidat e mëdha ekonomike. Twitter Inc ka vendosur të ngrijë punësimet e reja në maj dhe u ka kërkuar punonjësve që të kujdesen për shpenzimet e tyre dhe të ulin kostot e udhëtimit dhe të marketingut.

Edhe Google e Alphabet deklaroi se do të ngadalësojë punësimet në gjysmën e dytë të vitit, kurse Snap Inc shkurtoi me 20% numrin e punonjësve në gusht.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME