Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDëmtohet sinjalistika e aksit Fier-Cakran, shoferët: Rruga është bërë e rrezikshme

Dëmtohet sinjalistika e aksit Fier-Cakran, shoferët: Rruga është bërë e rrezikshme

Fier – Barrierat mbrojtëse në aksin rrugor Fier – Cakran po vidhen për skrap. Mungesa e tyre, amortizimi i rrugës po e kthen këtë aks rrugor në shumë problematik për shkak të terrenit malor dhe me kthesa të shumta

Aksi rrugor Fier – Cakran në një pesë të mirë të tij po kthehet në burim aksidentesh. Shkak është bërë vjedhja nga persona të pa identifikuar rapat mbrojtëse të rrugës në vendet e rerzikshme të cilat janë vjedhur për skrap.
Ky segment rrugor në pjesën më të madhe të tij përshkohet me kthesa të forta, terren malor ku në një pakujdesi të vogël automjeti del nga rruga e përfundonë në gremina 50 deri 100 metra poshtë rrugës.

Drejtues mjetesh pohojnë se rapat mbrojtëse janë më se të domosdoshme në këtë aks rrugor, sikundër është shumë i amortizuar me disnivele e shkarje dherash por duhen dhe tabelat e sinjalistikës pasi rruga është me shumë kthesa, ka qarkullim të dendur mjetesh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME