Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPedagogët - Ramës: Nuk është rritje 7%, hiq dorë nga investimet strategjike

Pedagogët – Ramës: Nuk është rritje 7%, hiq dorë nga investimet strategjike

Pedagogët, të cilët sot mbajtën protestën e radhës para Universitetit Politeknik i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Kryeqeveritari premtoi një rritje të pagës me 7%  nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Pedagogët janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata nuk do të pranojnë të bëjnë asnjë kompromis.

Gjatë protestës, kreu i sindikatës së pedagogëve Kovaçi tha se kjo shifër nuk është rritje rroge. Ai ka theksuar se pagat e universitetit nuk kanë pasur as indeksim. Sipas pedagogëve, ofertat për rritje me 7, 10, 20 apo 29% të pagës nuk do të merren parasysh. Ndërsa kërkuan mirëkuptimin e studentëve, ata bënë të ditur se protesta e radhës do të jetë më 17 tetor.

“Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet. Ne kemi këto nuk janë të vetme probleme të Universitetit, të trajtohet këto minimalistë dhe pastaj të shohim me radhë. Kryeministri vijon me teorinë  e 7%. Kjo nuk është rritje. Pagat e Universiteti nuk kanë pasur as indeksim. I themi të mbledhë këto të gjitha njëherë sepse ka mbajtur dhe interesat sepse nuk ka indeksuar as inflacionin. Pra ka hapësira qeveria të shtojë 20-30 mln euro për Universitetin”, tha Kovaçi.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME