“Më jepni fuqi që t’ju jap llogari”! Ky është mesazhi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i dha shqiptarëve. Sipas tij, nuk mund t’i kërkohet llogari një personi që nuk i jepet fuqia.
Po ashtu, ish-kreu i Shtetit paralajmëroi se do të jetë aktiv në politikë edhe për 25 vitet e ardhshme, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që pas dy vitesh të jetë në krye të qeverisë, pasi u shpreh se do ti kaloj të gjitha hallkat që i ka kaluar më parë.
Pyetje: Si e shihni veten pas dy vitesh
Ilir Meta: Unë pas dy vitesh nuk e di si e shoh veten, por aktualisht e shoh vetën sikur e kam filluar nga e para
Pyetje: Mund ta shihni me plane të mëdhaja, e kam fjalën për nga ana e drejtimit të vendit?
Ilir Meta: Patjetër, unë do ti kalojë ato shkallët që i kam kaluar njëherë. Me keni këtu në 25 vite në mënyrë aktive në jetën politike të vendit. Gjithmonë i hapur për llogaridhënien, gjithmonë transparent. Kam një mesazh për shqiptarët, më jepni fuqi t’ju jap llogari. Sepse nuk mund tja kërkoni llogarinë një njeriu që nuk i jepni fuqi.
Pyetje: Pra ju mund ta shihni edhe si kryeministër i ardhshëm i vendit?
Ilir Meta: Pa asnjë diskutim, si president pas 25 vjetesh