Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBroja super-gol në fitoren e Chelsea, City rimerr kryesimin, Haaland i pandalshëm

Broja super-gol në fitoren e Chelsea, City rimerr kryesimin, Haaland i pandalshëm

Në javën e dhjetë të Premier League, Manchester City i Guardiolës mposhti Southampton 4-0 dhe merr kryesimin e renditjes në pritje të Arsenal. Në Etihad vendosën golat e Cancelo (20′), Foden (32′), Mahrez ( 49′) dhe i zakonshmi Haaland (65′). Chelsea gjithashtu buzëqesh, Broja edhe më shumë. 3-0 në Wolverhampton me Havertz (48′), Pulisic (54′) dhe Broja (90′). Newcastle mundi Brentford 5-1, Bournemouth kaloi Leicester 2-1.

MANCHESTER CITY-SOUTHAMPTON 4-0

Në pritje të Arsenal, Manchester City kalon në krye të Premier League. Në Etihad, skuadra e Guardiolës bëri një tjetër ndeshje perfekte dhe në fillim të pjesës së dytë e mbylli historinë. Cancelo firmosi avantazhin e kampionëve të Anglisë me një asist të Foden. Anglezi dyfishoi vetë në minutën e 32-të. Në të 49′, Mahrez bëri tris, përpara se i zakonshmi Haaland (65′) të firmoste pokerin që shtrin përfundimisht përtokë Saints. Me këtë fitore, City ngjitet në kuotën 23, duke kaluar përkohësisht Arsenal.

CHELSEA-WOLVERHAMPTON 3-0

Chelsea i dërgon një tjetër mesazh Milanit. Në Stamford Bridge ka ardhur një fitore 3-0 ndaj Wolverhampton, suksesi i tretë radhazi i Blues në kampionat. Megjithatë, formacionit të Potter iu desh gjithë pjesa e parë për të zhbllokuar sfidën. 1-0 i Havertz erdhi në shtesë të pjesës së parë. Në fillim të pjesës së dytë, pikërisht në të 54′, Pulisic dyfishoi rezultatin me asistin e Mount. Wolves nuk hoqën dorë nga ndeshja dhe tentuan të kthehen në lojë, por në të 90-ën u dënuan nga Broja. Shqiptari që mori vendin e Mount, shënoi golin që mbylli ndeshjen. Driblim e goditje kirurgjike e sulmuesit dhe Chelsea mban kështu ritmin e emrave të mëdhenj.

NEWCASTLE-BRENTFORD 5-1

Ndeshje pa histori në St. James Park. Newcastle merr përpara 5-1 Brendtford. Miqtë me përjashtim të golit të anulluar Mbuemo për pozicion jashtë loje dhe penalltisë së minutës së 10 me Toney (54) nuk bënë asgjë. Magpies në të 28′ e panë veten 2-0 falë Murphy dhe Guimaraes. Ky i fundit në të 56′ shënoi dygolësh duke i cuar shifrat në 3-1. Almiron mbylli ndeshjet në minutën e 82-të, më pas kishte kohë edhe për golin e pestë, gjeneruar nga autogoli i Pinnock. Bardhezinjtë afrohen kështu me zonën e Evropës.

BOURNEMOUTH-LEICESTER 2-1

Një fitore me përmbysje për Bournemouth, që mundi Leicester 2-1. Foxes kaluan në avantazh në minutën e 10-të, por u kaluan brenda 4 minutave. Golat e Biling (67′) dhe Christie (71′) i dhanë një fitore thelbësore Bournemouth, tani me 12 pikë në renditje. Nga ana tjetër, renditja e Leicester po përkeqësohet, i fundit me katër pikë.

England Premier League
AFC Bournemouth 2-1 Leicester City
Chelsea 3-0 Wolverhampton Wanderers
Manchester City 4-0 Southampton
Newcastle United 5-1 Brentford

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME