Napoli vijon të dhurojë spektakël këtë sezon, teksa ka arritur një tjetër fitore shumë të bukur 4-2 në shtëpi ndaj Ajaxit dhe është skuadra e parë që siguron kalimin për në turin tjetër të Champions League.
Ekipi i Spalletit luan mjaft mirë dhe shënon dy herë në minutat e para. Në minutën e 4-t, Lozano zhbllokoi shifrat, ndërkohë që Raspadori do të realizonte golin e dytë në minutën e 16-të. Ajaxi rihapi sfidën në minutën e 49-të, me Klaassen, por në të 62-të, Kvaratskhelia riktheu qetësinë me golin e tretë me penallti.
7 minuta nga fundi, Ajaxi do të shënonte sërish me Bergwijn , por Napoli nuk u ndal dhe 6 minuta më pas do të vuloste fitoren e madhe të napolitanëve në stadiumin “Maradona”.
Në ndeshjen tjetër, Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 në shtëpi ndaj Club Brugge. Ekip belg është thuajse i kualifikuar, teksa i duhet vetëm 1 pikë në ndeshjet e mbetura