Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTReja: Broja dhe Asllani janë të mbivlerësuar

Reja: Broja dhe Asllani janë të mbivlerësuar

I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN.TV”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, duket se nuk është fshehur për sa i përket Armando Brojës dhe Kristjan Asllanit, të cilët i quan të mbivlerësuar.

“Për mua Armando Broja është një lojtar siç janë të gjithë të tjerët. Sigurisht që është një hap përpara të tjerëve për shkak të fizikut të tij dhe aftësive që zotëron, por nuk ndahet nga pjesa tjetër. Nuk ka asnjë histori mes meje dhe tij, por jeni ju që jepni mbivlerësime për disa lojtarë.

Broja vërtet luan te Chelsea, por luan nga 20-30 minuta dhe duhet të gjejë kondicionin. E njëjta gjë edhe për Asllanin te Interi, që luan vetëm nga një pjesë. Broja nuk e ka ritmin e garës. Luan 20 minuta, por kurrë 90. Nuk ka luajtur asnjë ndeshje të vetme nga fillimi. Është si puna e dritës që herë ndizet dhe herë fiket”, tha Reja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME