Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTChampions League U-19/ Apolonia humbet ‘finalen’ e parë me Hajdukun e Splitit

Champions League U-19/ Apolonia humbet ‘finalen’ e parë me Hajdukun e Splitit

Fier – Apolonia U-19 humbi 0-3 në “Loni Papuçiu” përballë Hajdukut të Splitit në duelin e parë të fazës “play-off” në Champions League.

Fierakët e vegjël kanë bërë shumë duke qenë afër kualifikimit në fazën e grupeve, por sfida e sotme ishte tepër e vështirë.

Skuadra kroate zhbllokoi takimin falë golit të Jere Vrcic (28’), ndërkohë që në pjesën e dytë miqtë vulosën suksesin me “tris” falë rrjetave të Mate Antunovic (54’) dhe Roko Brajkovic (63’).

Djemtë e Bledar Borovës tentuan deri në fund të shënonin një gol, por nuk ia dolën dot.

Përballja e kthimit do të luhet në 2 nëntor në Split të Kroacisë, me Hajdukun që ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e grupeve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME