Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËHapja e të gjitha dosjeve të ish-sigurimit vë në siklet të majtë...

Hapja e të gjitha dosjeve të ish-sigurimit vë në siklet të majtë e të djathtë dhe në Fier.

Nga ALB365Ligji i miratuar në Parlamentin e Shqipërisë parashikon hapjen e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe deklasifikimi i të gjithë dekumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991. Ky verpim ka vënë në siklet  figura politike nga të gjitha krahët e politikës por veçanërisht të majtë e të djathtë.

Debatet e hapura kohë e fundit me figurën e ish Presidentit ë Republikës Ilir Meta ka bërë që ky i fundit të kundërpërgjigjet jo vetëm nëpërmjet deklaratave politike por edhe në anën ligjore ku avokati ligjor i tij ka kërkuar dokumentat përkatëse gjë që nuk u është vënë ende në dispozicion nga organi përkatës.

Debati i dosjeve të ish sigurimit të shtetit ka ngjallur debat e frikë ndër vite sa herë që është diskutuar hapja e tyre, por në të gjitha rastet kanë dal lista dhe emra sikundër kanë dalë edhe lista me pseudonime të përdorura nga ata.

Jo pak herë është folur dhe është kërkuar që politikanë e figura të njohura të politikës të largohen nga skena politike, por asnjëherë nuk janë zbatuar sa dhe si duhet pasi nuk kanë funksionuar  dhe nuk janë zbatuar klauzolat ligjore.

Jo  në pak raste kur janë lakuar çështje të tilla figura të njohura të politikës majtas dhe djathtas, ministra e drejtues të lartë duke pasur “mizën nën ksulë” janë spostuar me “lezet” nga skena politike duke u justifikuar me moshë të madhe, tua lëm rrugën të rinjve e të tjera pretendime si k’to.

Lëvizje e zgjuar ka qënë kjo e pak viteve më parë e ish sekretarit të Përgjithshëm të PS Gramoz Ruçi i cili u largua nga skena politike “ për shkak të moshës” por a do të veprojnë ashtu si ai edhe të tjera figura të politikës si majtas e djathtas?!

Lexo edhe :

Të lakuar si bashkëpuntorë të ish sigurimit të shtetit nga krahu i majtë kanë qënë edhe një ish ministër i drejtlsisë apo  edhe një eskponent i lartë i PS dega Fier me pseudonimin “Përthyesi” i cili në rininë e tij kur ka punuar në zonën e veriut është rekrutuar nga ish sigurimimi shtetit i cili ka pasur edhe poste të larta. Bile interesimi për këtë figurë nëse ka qënë apo jo bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit nga një intelektuar i Fierit i është dërguar dhe një shkresë autoritetit të dosjave për të marr sqarim nëse  është apo jo e vërtetë edhe pse  dihet tashmë edhe emri i personit që ka kryer rekrutimin e tij.

Pas nuk mbeten edhe nga krahu i PD në Fier, por për vet faktin që janë demokratë nuk ka shumë figura që kanë mbetur pasi disa janë larguar vet ndër vite me qëllimin që të mos bëheshin publik.

Figura të tilla do ishte mirë të ishin larguar pa u lakuar hapur duke u lënë vendin të tjera figurvea të reja që të japin kontributin e tyre në drejtimin e politikës shqiptare.

Kujtojmë këtu se nga vitet 1996 u hartua e publikua një listë e cila u quajt  Lista “Mezini” e marsit 1996, me 35 emrat e shpallur “spiunë”

Kjo listë la jashtë garës për zgjedhjet parlamentare të 26 majit një sërë kandidatësh për deputetë të PS dhe të majtës shqiptare, të cilët sipas komisionit “Mezini”, rezultuan me “njolla” në të kaluarën si “spiunë” dhe si “bashkëpunëtorë të komunizmit”. Komisioni “Mezini”, hartoi dhe shpalli listën me 35 emra “spiunësh” të kandidatëve për deputetë të PS-së dhe të majtës për garën elektorale të 26 majit 1996

Lista “Mezini”

1.      Servet Pëllumbi

2.      Gramoz Ruçi

3.      Dritëro Agolli

4.      Kastriot Islami

5.      Ylli Bufi

6.      Ndre Legisi

7.      Fehmi Abdiu

8.      Shkëlqim Cani

9.      Moikom Zeqo

10.  Leontiev Çuçi

11.  Sabit Brokaj

12.  Mehmet Loci

13.  Vladimir Metani

14.  Fatos Muço

15.  Zyhdi Pepa

16.  Fatmir Kumbaro

17.  Bashkim Koçi

18.  Spartak Poçi

19.  Kristaq Tumani

20.  Xhevdet Alibali

21.  Murat Kaçi

22.  Gjeto Çutaj

23.  Marko Dhamo

24.  Rexhep Kërçiku

25.  Fehmi Xhema

26.  Shahin Çela

27.  Mefail Belia

28.  Zamira Caka

29.  Leonidha Gjermeni

30.  Spartak Braho

31.  Mexhit Hajdari

32.  Muhamet Bela

33.  Latif Lato

34.  Bardhyl Kondo

35.  Baftjar Malo

Nga ana tjetër publike është bërë edhe lista me pseudonime që një pjesë e tyre kanë përdorur në kohën që kanë qënë bashkpuntorë të ish sigurimti të shtetit.

Ja 70 pseudonime që kanë lidhje me ministra, deputetë, politikanë e diplomatë shqiptarë

Në dosjet sekrete të sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri”, Përthyesi” etj, etj. Pseudonimet që përfliten dhe publikohen në çdo seancë parlamentare prej palëve politike kur ndizet lufta personale mes grupeve e individëve, u përkasin personave konkretë që tashmë janë ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë.

70 pseudonimet e përdorura

1.      Medicina

2.      Penicilina

3.      Qukapiku

4.      Inxhinieri

5.      Çiftelia

6.      Çorapja

7.      Qepa

8.      Kodrina

9.      Dizenjatorja

10.  Financieri

11.  Drita

12.  Stilografi

13.  I vogli

14.  Alfons Ballshi

15.  Raketa

16.  Profesori

17.  Shkrimtari

18.  Dragoi

19.  Cigarja

20.  Livadhi

21.  Dëbora e re

22.  Furtuna

23.  Luftëtari

24.  Snajperi

25.  Proletari

26.  Intelektuali

27.  Sqepi

28.  Doku

29.  Bozhuri

30.  Plepi

31.  Parafabrikati

32.  Kitara

33.  Ushtari

34.  Gjeli

35.  Grepi

36.  Shishja e qumështit

37.  Serbi

38.  Çiklisti

39.  Fryma

40.  Vesa

41.  Greku

42.  Malësori

43.  Tigri

44.  Vinçi

45.  Përthyesi

46.  Diplomati

47.  Poeti

48.  Urithi

49.  Pëllumbi

50.  Stuhia

51.  Kastori

52.  Ekspertja

53.  Oxhaku

54.  Bredhi

55.  Iriqi

56.  Komshiu

57.  Osumi

58.  Komandanti

59.  Vigjilenti

60.  Trimi

61.  Kalaja

62.  Fshatari

63.  Rruga

64.  Magazinieri

65.  Nata

66.  Dallga

67.  Kominoshja

68.  Dallga

69.  Piktori

70.  Xhuxhi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME