Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEME”Jam i vdekur për së gjalli”/ Flori Mumajesi: 4 vite kam kaluar...

”Jam i vdekur për së gjalli”/ Flori Mumajesi: 4 vite kam kaluar horror

Dy ditë më parë, Flori Mumajesi tha se kishte hequr disa nga këngët e tij më të shenjta nga Youtube, pasi njerëzit i kishin harruar dhe se muzika e tij kishte vdekur. Kantautori ka publikuar disa video në Instastory, ku flet rreth jetës private dhe gjendjes emocionale, që duket e ngarkuar. Më pas, kantautori përmend viktimizimin. Ai i referohet dikujt që në një moment i referohet si “shoqja e ngushtë”, që sipas tij e ka akuzuar se po viktimizohet duke bërë deklarata të tilla.

“Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu s’jam i viktimizuar.

Ka harruar që unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër. Ka harruar që unë po të viktimizohesha do kisha dalë, por unë viktimizimin s’e bëj dot. Viktimizimi bëhet për një arsye, për të përfituar diçka. Unë s’jam as servil, as b**hë lëpirës, as pa dinjitet dhe e gjitha kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam: muzikën dhe dinjitetin. Prandaj të gjitha ngjarjet kanë ndodhur kështu.

Nuk jetoj dot klishe, bëj ca udhëtime dhe kthehu. Unë dhe pak para se të më ndodhte humbja e fundit (i referohet vdekjes së nënës), kam punuar dhe jam strapacuar. Qaja natën, ditën punoja. Sfidova veten në mënyrën më të gabuar. Unë kurrë nuk kam konkuruar për kupa, as për çmime. Nuk vë dot shpirtin tim në konkurim.

Për çfarë? E vlerësoj shumë publikun dhe kur i pëlqejnë këngët, por nuk i mbaj kurrë kupat. Jua kam dhënë njerëzve të mi të rëndësishëm sepse më duket shumë pompozitet t’i mbaj në studion time. Ky s’është viktimizim, është e kundërta.

Më thuaj, shoqja ime ngushtë ti si do ndiheshe? Kur shihje që talleshin me kupat? Për vlerat që mbartin? Për këngën “Thjesht të du” që më bën të ndihem keq para dhe pas çdo dasme. Unë qaja para çdo dasme. Ajo këngë është histori, është krijesa ime. E pamundura ime më saktë. Si nga familja që më ka sjellë në jetë ashtu dhe për familjen që s’e kam ndërtuar dot vetë. Simbolin e jetës”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME