Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTGoditja e Valverde përfundon në ballkonin e një banese (vidio)

Goditja e Valverde përfundon në ballkonin e një banese (vidio)

Federico Valverde u dhuroi tifozëve një top të ndeshjes falas kur një gjuajtje e tij përfundoi në një ballkon me pamje nga fusha e Rayo Vallecano-s.

Mesfushori ka shënuar disa gola spektakolarë këtë sezon dhe u përpoq të realizojë një tjetër fantastik në Estadio de Vallecas të hënën në mbrëmje.

Pas një goditje nga këndi, topi përfundoi te këmbët e Valverde-s, i cili do të godiste shumkë keq, pasi sfera në fakt nuk shkoi sipas pritshmërive të tij.

Dhe duke qenë se pas portës ka vetëm një bllok pallatesh dhe jo një tribunë, topi përfundoi në ballkonin e tifozëve, duke shkaktuar brohoritje dhe të qeshura të mëdha nga tifozët vendas.

Skuadra e Ancelottit mbrëmjen e djeshme pësoi humbjen e parë sezonale në La Liga, teksa rasti i Valverdes ishte si për ti vënë “vulën” mbrëmjes negative.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME