Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËZef Hila lë mandatin e deputetit dhe kandidon për kryebashkiak në Vau...

Zef Hila lë mandatin e deputetit dhe kandidon për kryebashkiak në Vau i Dejës

Deputeti i PD për Shkodrën Zef Hila ka deklaruar sot se do të kandidojë për kryebashkiak në Bashkinë Vau i Dejës. Sipas ligjit e dorëzon mandatin e deputetit.

“Dua të ndajë sot me ju vendimin për të paraqitur kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Vau Dejës, nëpërmjet proçesit të Primareve. Kam marrë këtë vendim për disa arsye, të cilat dua t’i paraqes këtu, bazuar në integritetin tim, në përgjegjshmërinë dhe eksperiencën time, në respekt të marrëdhënieve të forta, që kemi ndërtuar bashkë në shumë vite, për të gjetur mirëkuptimin me ju, qytetarë, demokratë, simpatizantë dhe çdo banor në territorin e Bashkisë Vau Dejës” – shkruan Hila ndër të tjera.

Zef Hila ka qenë për shumë vite kryetar Bashkie në atë zonë dhe ka shanset që PD-ja ta fitojë Bashkinë e Vau Dejës. Ai mbetet kandidati më popullor në atë zonë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME