Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme erdhi pas kërkesës së SPAK e cila ankimoi më herët lirimin e tij nga qelia dhe lënien në “arrest shtëpie”.
Ish-deputeti Alqi Bllako ka shkuar në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Bllako është paraqitur më Apel për masë sigurie, pasi SPAK ka apeluar masën dhe kërkon rikthimin e tij në burg.
Ish-deputeti i PS është në “arrest shtëpie”.